Sot në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Çair do të prezantohet procesi i vendosjes së gjithsej 1950 paravanëve mbrojtëse në klasat e shkollave fillore të komunës së Çairit si masë mbrojtëse nga virusi Covid 19, investim ky që realizohet nga Buxheti i Komunës së Çairit në vlerë prej 560 000 denarëve.
Pjesëmarrës në këtë event do të jenë kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu dhe ministrja e arsimit dhe shkencës znj. Mila Carovska.