Ballina Lajme Kosovë Veriu po qetësohet, Kosova zvogëlon sërish prezencën policore në komuna

Veriu po qetësohet, Kosova zvogëlon sërish prezencën policore në komuna

Kosova zvogëlon sërish prezencën policore pranë objekteve komunale në veri të vendit. Kjo bëhet e ditur nga vetë Ministria e Brendshme që thekson se reduktimi do të jetë njësoj si herën e parë, po me 25 për qind.

Marketing

Vendimi vjen pas vlerësimit nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i. Vlerësohet se situata në terren në katër komunat është e mirë. Gjithashtu thuhet se ekipet e Policisë së Kosovës, bashkë me EULEX-in dhe KFOR-in, do të vijojnë koordinimin për sa i përket gjendjes së sigurisë në komunat veriore.

Aktualisht, qeveria e Kosovës ka nisur me procedurat ligjore për largimin e kryetarëve shqiptarë nga katër komunat veriore. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, njoftoi se nuk do ketë dorëheqje të kryetarëve, por referendum për largimin e tyre me firmat e të paktën 20 për qind të votuesve në komunat veriore.

Exit mobile version