Ballina Sport Verstappen bën historinë, vendos rekord fitoresh – sezoni ka akoma edhe dy...

Verstappen bën historinë, vendos rekord fitoresh – sezoni ka akoma edhe dy gara përpara

Max Verstappen ka bërë historinë me fitoren në Meksikë.

Marketing

Kampioni i dyfishtë në Formula 1, Max Verstappen ka shkruar sonte historinë me garën në Meksikë.

Me fitoren e regjistruar sonte, Verstappen ka shkuar në 14 fitore këtë sezon, përcjell lajmi.net.

Kjo përkthehet ndryshe si më së shumti fitore brenda një kampionati, në gjithë historikun e Formula 1.

Verstappen do të ketë mundësi ta zgjerojë rekordin e tij në 16 fitore, nëse fiton edhe dy garat e fundit.

Dy garat e fundit do të zhvillohen në Brazil dhe në Abu Dhabi.

Marketing
Exit mobile version