Ballina Sport Verstappen flet për incidentin e ndodhur me Hamilton: I dhashë mundësinë, por...

Verstappen flet për incidentin e ndodhur me Hamilton: I dhashë mundësinë, por nuk parakaloi

Piloti i Red Bull, Max Verstappen ka dhënë mendimin lidhur me incidentin që i ndodhi me Lewis Hamilton.

Marketing

Dyshja garuan gjatë tërë ndeshjes për të fituar ndeshjen me pilotin e Mercedesit që në fund arriti të fitojë garën, transmeton lajmi.net.

Verstappen ishte duke fituar, mirëpo dy gabime dhe veprimet e rrezikshme e penalizuan me pikë, me Hamilton që bëri parakalimin në fundin e takimit.

Pas ndeshjes, Verstappen thotë se donte ta lejonte të kalonte, mirëpo Hamilton nuk parakaloi.

“Ishte plot ngjarje, ndodhën shumë gjëra me të cilat nuk jam plotësisht dakord por është ashtu siç është”.

“U ngadalësova shpejtësinë, doja ta lija të kalonte, isha në të djathtë, por ai nuk donte të parakalonte dhe ne u prekëm. Nuk e kuptoj vërtet se çfarë ndodhi atje”, tha ai.

Ndërkohë, kampioni për këtë vit do mësohet në garën e fundit që zhvillohet në Abu Dhabi, ngase të dy pilotët kanë pikë të barabarta.

Marketing
Exit mobile version