Ballina Aktuale Vesel Memedi me RDK do mbeten në pushtet, ja zërat nga Qeveria?!

Vesel Memedi me RDK do mbeten në pushtet, ja zërat nga Qeveria?!

Edhe pas deponimit të dorëheqjeve nga postet shtetërore, RDK megjithatë do të mbetet pjesë e Qeverisë. Kjo bëhet e ditur për INA nga burime qeveritare, dhe se për këtë është arritur një marrëveshje mes Vesel Memedit dhe partive në pushtet.

Marketing

“Informacionet e fundit janë se RDK mbetet në Qeveri dhe se pas reflektimit të Vesel Memedit pritet të komunikohet vendimi pozitiv. Edhe në strukturat e tij partiake ka presione që të mbeten në postet qeveritare”, theksoi për INA, një burim i lartë i Qeverisë.

Por nga ana tjetër, Memedi ka theksuar se vendimin definitiv për këtë do ta komunikojë në seancën e ditëve të ardhshme kur do të vendoset për dorëheqjen e deponuar të tij. Janë spekulime të ndryshme se RDK do të rikthehet dhe se për këtë është përfshirë drejtpërdrejt kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe nënkryetari Nevzat Bejta, pasi që me daljen e RDK-së do të rrezikohet edhe udhëheqja e këshillit në komunën e Gostivarit. RDK nëse do të ngelet në pushtet atëherë do të drejtojë Ministrinë pa resor për investitorët e brendshëm, por do të mbajë edhe drejtoritë (rreth 20) që ka, si dhe postin e nënkryetarit të Kuvendit. (INA)

Marketing
Exit mobile version