Veseli: 55 biznesmenë turq të interesuar për investime në Maqedoni, së shpejti në vizitë

Koordinatori për diasporën dhe anëtar i këshillit themelues të Lëvizjes Demokratike, Mustafë Veseli paralajmëron një vizitë të investitorëve turq, të cilët kanë shprehur interes për investime në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Ai këtë e bëri të ditur pas pjesëmarrjes në Samitin ndërkombëtar ekonomik të Ballkanit, të mbajtur në Beograd.

“Dje në samitin ndërkombëtar ekonomik të Ballkanit që u zhvillua në Beograd, patëm mundësinë të jemi pjesëmarrës dhe të zhvillojmë takime të drejpërdrejta dhe të vyeshme me qëllim për të sjellur në vizitë biznesmenë ndërkombëtarë në vendin tonë dhe me shpresë që nesër t’ju ofrojmë mundësi dhe incitime investuese për të pasur një zhvillim ekonomik sa më rimarrës.

Falënderojmë ambasadat turke dhe njerëz me influencë ndërkombëtare që mundësuan këtë pjesëmarrje dhe vlen të ceket që për një vizitë shpejt të realizueshme, do vërshojnë në grup në vendin tonë, 55 biznesmenë për t’u njoftuar me potencialin ekonomik dhe zhvillimor të vendit tonë. Tjerat, do varen nga Qeveria e ardhshme!”, bëri të ditur Veseli.