Ballina Aktuale Veseli fton Kuvendin për nderim ndaj gjithë brezave që sakrifikuan për Kosovën

Veseli fton Kuvendin për nderim ndaj gjithë brezave që sakrifikuan për Kosovën

Në hapje të seancës parlamentare për formimin e Ushtrisë së Kosovës, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka ftuar të gjithë pranishmit për një minutë nderim për të gjithë brezat, që në kohë e rrethana të ndryshme, sakrifikuan për këtë ditë.

Marketing

“Le të nderojmë luftëtarët e kryengritjeve të mëdha të Kosovës të periudhave të ndryshme. Le të nderojmë gjeneratat e të burgosurve politikë. Studentët e lëvizjeve studentore. Intelektualët dhe minatorët e Kosovës.

Bashkatdhetarët tanë kudo në botë. Veprimtarët politikë të rezistencës paqësore. Djemtë dhe vajzat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dëshmorët e lirisë. Ne sot qëndrojmë këtu falë kësaj sakrifice mbinjerëzore. Krenarë me të kaluarën dhe të sigurt për të ardhmen tonë euro-atlantike”, ka thënë kreu i Kuvendit Kadri Veseli në hapje të seancës ku po votohet Ushtria e Kosovës.

Exit mobile version