Ballina Lajme Kosovë Veseli:Gjithmonë krenar me UÇK-në!

Veseli:Gjithmonë krenar me UÇK-në!

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka arritur sot në Kosovë pas intervistimit nga prokurorët e Speciales në Hagë.

Marketing

Ai në aeroportin e Prishtinës është pritur nga qindra qytetarë, të cilët në momentin e arritjes së Veselit, kanë brohoritur për UÇK-ë, shkruan lajmi.net.

Veseli nuk foli gjatë para mediave, por tha se do të jetë krenarë gjithmonë me UÇK-në.

Ai tha se për UÇK-në do të ketë lavdi të përjetshme.

“Sa shumë paqe dhe qetësi për popullin tonë, zoti e mbrojtë Kosovë, lavdi e përjetshme UÇK-së, gjithmonë krenar përjetë”, ka thënë shkurt Veseli.

Ndërkohë nuk dihet se në çfarë cilësie është ftuar Veseli nga Specialja, në cilësi të të dyshuarit apo të dëshmitarit.

SPONSORED

Exit mobile version