Veshi fustan të zi në dasmën e kunatës, Einxhel zbulon arsyen

Einxhel Shkira ka sqaruar publikun se përse zgjodhi fustan të zi për dasmën e kunatës së saj. Përmes një video, ajo bën të ditur se zgjodhi fustan të zi për shkak të formave trupore.

Marketing

Por, ajo shton se ngjyra e fustanit nuk përcakton sesa e vlerëson një njeri apo sesa e do.

Ja përgjigjia e Einxhel:

Kam zbuluar se Shqipëria është vendi ku respekti ku dashuria tregohet nga ngjyra e fustanit. Nuk e di kush është ngjyra që mund të tregosh dashuri dhe respekt, por unë jam me atë që tregohet me vepra dhe jo me ngjyrën e fustanit. Njoh shumë kunata që kanë veshur fustan të kuq e që nuk durojnë njëra-tjetrën. Ndaj më mirë fustanin e zi e ta dua kunatën time.

Të shtojmë se ngjyrën e zgjodha nga halli, doja lejla por format e mia trupore nuk ishin gati, dhe kunata më sugjeroi të ziun.