Vesna Mikiq: Do ta respektoj vendimin jodemokratik të Ramush Haradinajt

Vesna Mikiq, e liruar nga posti i zëvendësministres së Drejtësisë, ka thënë se do ta respektojë vendimin sipas saj “jodemokratik të Ramush Haradinajt”.

Marketing

Ajo ka thënë se komentet i ka bërë në llogarinë e saj në Facebook dhe se deklarimi është e drejtë demokratike.

“Por ja që kryeministri nuk qenka demokratike”, ka thënë Mikiq për Klan Kosovën.

Mikiq, tha se këtë të marte nuk do të shkojë në zyre dhe se i ka urdhëruar njerëzit e saj t’ia marrin gjërat nga zyra.

Ish-zëvendësministrja u lirua nga detyra pasi shkroi në Facebook se “NATO me fushatën ajrore kundër Jugosllavisë kreu një gjenocid të qëllimshëm”.

Shefi i Qeverisë, Haradinaj, ka deklaruar se individët që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike nuk kanë vend në institucionet e Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë etnike.

Marketing