20:22 | 4 Maj 2021
20:22 | 4 Maj 2021
Manchester City ka publikuar formacionin zyrtar të ndeshjes ndaj PSG-së, ku është komentuar edhe aktivizimi i Fernandinhos nga minuta e parë.
Në lidhje me këtë gjë është deklaruar edhe trajneri i skuadrës, Pep Guardiola, duke thënë se ky startim i Fernandinhos është dhuratë për lojtarin, pasi ky i fundit e ka ditëlindjen, transmeton lajmi.net.
“Është ditëlindja e Fernandinhos, kjo është dhurata ime për të. Çdo kush duhet të jetë i gatshëm të luajë në çdo moment. Unë vendosë se kush luan e kush jo, e mendoj me gjakftohtësi këtë gjë”, tha ai për BT Sports.
Ndeshja mes dy klubeve do të startojë në ora 21:00 dhe rezultati i ndeshjes së parë gjysëmfinale është 2-1 në të mirë të ‘Qytetarëve’./Lajmi.net/