Dhjetë përqind e qytetarëve në vend posedojnë aparat zjarrfikës në shtëpitë apo automjetet e tyre. Ndërgjegjësimi për nevojën është shumë i ulët, si dhe edukimi për përdorimin e tyre.
Maria Kukunoska, menaxher në teknikën zjarrfikësve BISPAG, një nga kompanitë e licencuara për të operuar në tregun e Maqedonisë, thotë se pavarësisht ndërgjegjësimit të ulët për nevojën për të poseduar në shtëpi dhe automjet, ekziston edhe një problem me afatin e aparateve për shuarjen e zjarrit që i posedojnë institucionet.
Ligjërisht për amvisëritë dhe për automjetet private nuk është e detyrueshme të posedojnë aparate zjarrfikëse, ndërsa është detyrim për automjetet që transportojnë udhëtarë, si dhe për institucionet dhe kompanitë.
Sipas Kukunoskës, vëmendje duhet t’i kushtohet edukimit të qytetarëve për përdorimin e aparateve zjarrfikëse. Siç u njoftoi, kompania e saj do të nisë fushatë edukative këtë muaj kushtuar mbrojtjes nga zjarri dhe siguri në korniza botërore.
Këtë muaj e intensifikojnë aktivitetin e quajtura “Të vjetër për të ri” me qëllim të ngritjes së sigurisë në nivel më të lartë, që do t’i zëvendësonte aparatet e vjetra që janë maksimalisht të pasigurt me të ri.