Edi Reja i ka ndryshuar komplet fytyrën kombëtares në krahasim me atë të trajnerit të mëparshëm Kristian Panuçi.
Kur erdhi në fillim ishim me tri pikë, dhe tashmë jemi me 12 dhe me një kombëtare që në çdo takim synon fitoren.
E vetmja sfidë super negative e tij deri më tani ka qenë ajo me Francën, që fundja është kampionia e botës në fuqi.
Në gjashtë ndeshje të luajtura kemi fituar 3 dhe kemi humbur po 3, duke shtuar që me Islandën dhe Turqinë nga ndeshjet që janë parë në fushë rezultati duhej të ishte ndrysh.
Ndeshjet e radhës janë ajo me Andorrën dhe Francën, të dy ndeshjet i kemi brenda fushës tonë.
Në rast se në njërën nga këto ndeshje arrijmë që të sigurojmë tre pikë (Me Andorën thuajse e sigurt) atëherë Edi Reja do të futej në histori të Shqipërisë, pasi në asnjë eliminatore ne nuk kemi mundur që të grumbullojmë 15 pikë.
Deri më tani rekordi për pikë të grumbulluara është 14 dhe kemi arritur në eliminatoret për Euro 2016, në të cilën edhe u kualifikuam për herë të parë në një kompeticion madhor.
Pastaj kemi arritur 13 pikë në dy raste, në eliminatoret e Euro 2006 ku në grup kishim Greqinë që e mposhtën me rezultatin 2-1, direkt pas fitores së Euro 2004 dhe trajner ishte Hans Peter Brigel.
Gjithashtu 13 pikë kishim edhe në eliminatoret e fundit për Botërorin Rusi 2018, ku e mbyllëm në vend të tretë.