Veteranët e luftës së UÇK protestojnë/ Kërkojnë përfshirje në ligjin për pagën minimale, policia i ndalon me gaz lotsjellës

Protesta e veteranëve të Luftës së UÇK-së para Kuvendit të Kosovës.

Marketing

Veteranët po kërkojnë përfshirjen e tyre në ligjin për pagën minimale dhe kanë tentuar të hyjnë me forcë brenda oborrit të parlamentit, ku kanë hasur rezistencën e policisë, e cila ka reaguar me gaz lotsjellës.

Aktualisht veteranët marrin pensionin prej 170 euro e me ligjin paraprak parashihet që pensioni i tyre të rritet proporcionalisht me pagën minimale.

Megjithatë me plotësim ndryshimin e ligjit që përcakton pagën minimale e që sot është në rend ditë në kuvend, nuk e parasheh një gjë të tillë.