Vetëvendosje sulmon Besën për pabesi

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm i Lëvizjes Vetvendosja, Bekim Qoku, përmes një statusi në rrjetin social Facebok ka thumbuar veprimet e fundit të Lëvizjes Besa në Maqedoninë e Veriut, përcjell in7.

Marketing

Sipas tij institucioni i besës shqiptare nuk është degjenerarua asnjëherë më parë se sa me koalicionimin e partisë që mban këtë emër me LSDM-në maqedonase, duke shtuar se besë shqiptari kurrë nuk i ka dhënë sllavit.

“Institucioni i besës shqiptare nuk është degjeneruar asnjëherë më keqas sesa me koalicionin e një partie politike shqiptare me këtë emër me LSDM-në maqedonase, sidomos kur edhe e njeh historikun me qasje antishqiptare të saj. Besë shqiptari sllavit kurrë nuk i ka dhënë. Nuk besoj madje as në Republikën e Ilindenit apo Ilinditës”, ka shkruar Bekim Qoku.