“Vetingu” i pranueshëm për LSDM-në, kërkohet konsensus me partitë tjera politike

LSDM do të pranojë “veting” në gjyqësor, madje edhe nga ekspert të huaj por nëse për një gjë të tillë arrihet konsensus me partitë tjera politike. Kështu thonë funksionar të lartë të partisë maqedonase në pushtet.

Marketing

Nga kjo parti thonë se propozim ligji i BDI-së për “veting” nuk do të analizohet dhe nuk do të hapet për diskutim dhe shqyrtim derisa BE të vendos për datën e negociatave për Maqedoninë e Veriut. Por edhe derisa të përfundojë procesi i anëtarësimit të plotë të NATO-s në BE.

Burime nga socialdemokratët thonë po ashtu se besojnë që me VMRO-DPMNE-në janë shumë afër arritjes së pajtimit përfundimtar që deri më 10 shtator të sillet ligji për Prokurorinë Publike, ndërsa grupet e punës do vazhdojnë takimet me intensitet edhe ditët në vijim, për të gjetur gjuhë të përbashkët për çështjet që kanë qëndrime të kundërta.

Lidhur me regjistrimin e popullsisë, burime të LSDM -së thonë se mbesin në qëndrimin që ai të mbahet vitin e ardhshëm dhe shpresojnë që edhe për këtë çështje të arrijnë gjuhë të përbashkët me opozitën. Po ashtu janë edhe kundër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, për të cilat periudhë të përshtatshme e shohin tetorin e vitit 2020. Burime të larta nga LSDM thonë se javën e ardhshme do të hyjë në procedurë parlamentare edhe Rebalanci i buxhetit i cili parashikon rritje të rrogave të të gjithë të punësuarve në vend.

Marketing