Një veturë e llojit BMW, të martën është përplasur në restorantin Seeland në sheshin Bahnhofplatz të Bielit. Piceria që menaxhohet nga shqiptari Nazif Asani (39) dhe babai i tij, është shkatërruar
Të martën në mëngjes, një veturë e llojit BMW me ngjyrë të kaltër u përplas me shpejtësi në restorantin Seeland në Biel të Zvicrës. Piceria e famshme e menaxhuar nga shqiptari me prejardhje nga Tetova, Nazif Asani (39) u prek keq: Nuk u kursyen pjesa e përparme e dritares, karriget dhe tavolinat të cilat u shkatërruan. “Dëmtimi në restorant është me të vërtetë i madh”, thotë Nazifi.
Nazif Asani ishte në zyrën e tij kur dëgjoi një zhurmë të fortë. “Vrapova në restorant dhe pashë të gjitha shkatërrimet”, thotë Asani për “Blick”. “Më së tepërmi isha i lumtur lumtur që të ftuarit dhe punonjësit e mi gjendeshin mirë”.
Pronari shqiptar i restorantit vetëm mund të supozojë se si mund të ketë ndodhur kjo. “Me siguri se ajo i ka ngatërruar gazin me frenimin”. Mbi timonin e veturës ka qenë një vozitëse praktikante.
Pas përplasjes, pllaka përkatëse L e kaltërt ende ka qenë e ngjitur në pjesën e pasme të veturës. Sipas «Le Matin», një vozitëse praktikante nga Neuchâtel ka qenë pas timonit me bashkëshortin e saj.
Për 19 vite me radhë që e menaxhon restorantin, Nazifit diçka e tillë kurrë më parë nuk i kishte ndodhur. “Por diçka e tillë mund të ndodhë gjithmonë”, thotë ai.
Sipas policisë së Kantonit të Bernës, praktikantja ishte gati të kthehej nga stacioni i trenit në rrugën “Bahnhofstrasse” kur, për arsye që ende jan ëtë panjohura, ajo goditi tre kalimtarë dhe u përplas në dritaren e restorantit Seeland.
Piceria është gjithmonë mirë e frekunetuar në kohën e drekës, për fat të mirë aksidenti ndodhi para shërbimit të drekës. Vetëm një mysafir ishte ulur para dritares, por ai ka mundur të hidhej mënjanë kur e pa veturën që po afrohej. Mysafiri kaloi pa lëndime.
Të tjerët kishin më pak fat: “Një burrë dhe një grua nga jashtë u plagosën rëndë”, thotë pronari i restorantit, informon Shtegu.com. “Burri kishte shumë gjakderdhje”. Për gruan, Nazifi nuk mund të deklarojë se në ç`masë është lënduar, pasi policia ishte përkujdesur.
Policia Kantonale e Bernës ka raportuar se dy këmbësorë janë plagosur rëndë në aksident dhe me ambulancë janë dërguar në spital. Një tjetër kalimtar, vozitësja dhe bashkudhëtari i saj u dërguan në spital për kontroll. Hetimet janë në rrjedhë e sipër.