Veturat përplasen kokë më kokë, 4 të vdekur dhe një i lënduar

Katër të rinj kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në Montauro, pak kilometra larg Catanzaro, në Itali.

Marketing

Mësohet se një “Fiat Idea” është përplasur kokë më kokë me një mjet “Fiat Panda” përgjatë rrugës shtetërore të Jonit 106, duke u marrë jetën tre vajzave dhe një burri.

Viktimat ishin të gjithë pasagjerë që udhëtonin me mjetin Fiat Panda dhe vdekja e tyre ishte e menjëhershme.

Në makinën tjetër ndodhej vetëm një person i cili u plagos dhe u dërgua në spital. Karabinierët dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje, ndërsa vijojnë hetimet për rastin.