49 mysafirë, shtatë të punësuar dhe 15 vajza që kanë punuar si vallëzuese dhe shoqëruese janë kapur në një lokal afër autostradës Tetovë-Gostivar, duke punuar pas orarit të lejuar. Me këtë rast, policia ka gjetur tri femra edhe në dhomat e motelit.
Policia ka arrestuar 18 vallëzuese, prej të cilave 15 nga vende të huaja (Ukraina, Rusia, Serbia, Bullgari, Letonia, etj.). Është kapur edhe një person me pistoletë me iniciale AA.