Video nga aksioni policor në një lokal në Tetovë, arrestohen 18 vallëzuese 

49 mysafirë, shtatë të punësuar dhe 15 vajza që kanë punuar si vallëzuese dhe shoqëruese janë kapur në një lokal afër autostradës Tetovë-Gostivar, duke punuar pas orarit të lejuar. Me këtë rast, policia ka gjetur tri femra edhe në dhomat e motelit.

Marketing

Policia ka arrestuar 18 vallëzuese, prej të cilave 15 nga vende të huaja (Ukraina, Rusia, Serbia, Bullgari, Letonia, etj.). Është kapur edhe një person me pistoletë me iniciale AA.

Marketing