VIDEO/Ziberi: Shkalla e vdekshmërisë nga kanceri në Ballkan, shumë më e lartë se sa në BE

Vendet e Ballkanit kanë një përqindje shumë më të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet që kanë lidhje me kancerin se sa vendet e Evropës Perëndimore.

Marketing

Bashkim Ziberi, profesori i fizikës mjekësore në Universitetin e Tetovës dhe aktivist i shëndetit botëror, thotë në një interviste me Zërin e Amerikës se pavarësisht se numri i të prekurve me kancer në Ballkan është më i ulët se sa në BE, shkalla e vdekshmërisë në Ballkan është 60 % ndërsa në vendet e bllokut evropian është 35 %.

Gjatë bisedës me kolegun Artan Haraqija, profesor Ziberi i cili ka qenë pjesëmarrës i programit Fulbright në Institutin për Kancerin ‘Dana Farber’ të Universitetit të Harvardit, sqaron arsyet pse ekziston ky dallim i madh. Ai ndodhet këto ditë në Uashington si bashkëorganizator i takimit për shëndetin botëror që ka për qëllim të zbusë pabarazinë në zbulimin e hershëm dhe trajtimin e pacientëve me kancer në vendet me të ardhura të ulëta në raport me vendet e zhvilluara.

Marketing