Videoja virale në Vietnam ku “qëllohet” në fytyrë nga gruaja, reagon Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar pasdien e sotme për herë të parë, lidhur me videon virale që qarkulloi në rrjetet sociale, ku duket gruaja e tij, Brigitte Macron, duke e shtyrë dhe duke e goditur në fytyrë gjatë zbritjes nga avioni presidencial në Hanoi të Vietnamit.

Marketing

Në një prononcim për mediat, Macron e cilësoi momentin si një shaka personale mes tij dhe bashkëshortes.

“Ishte thjesht një shaka me gruan time”, tha presidenti francez, duke kritikuar reagimet e tepruara ndaj këtyre pamjeve.

“Po interpretohet si një lloj katastrofe gjeo-planetare”, shtoi Macron.

Në videon që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, Brigitte Macron shfaqet duke e shtyrë presidentin përpara se ai të zbriste nga avioni presidencial të dielën në mbrëmje.

Në video shihet Macron, i cili bën një hap pas dhe kupton që dera e avionit ishte e hapur, në atë moment ai me sportivitet përshëndet personat që e prisnin në aeroportin e Vietnamit.

Pas këtij momenti, çifti u shfaq duke zbritur së bashku nga avioni.