Ballina Aktuale Vidi ndal Chelsean, Lazio mposhtet nga Eintracht Frankfurt

Vidi ndal Chelsean, Lazio mposhtet nga Eintracht Frankfurt

Chelsea nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në udhëtim në Hungari te skuadra e Mol Vidit, ndërsa Lazio është mundur në shtëpi nga gjermanët e Eintracht Frankuft, në ndeshjet e xhiros së gjashtë të fazës grupore të Ligës së Evropës.

Marketing

Skuadra e trajnerit Sarri, ka befasuar duke barazuar 2:2 në udhëtim te hungarezët e Mol Vidi, për të mbyllur këtë fazë me 16 pikë në vendin e parë në grupin G.

Willian dhe Giroud nga goditjet e dënimit shënuan për Chelsean në këtë ndeshje.

Në anën tjetër, Eintracht Frankfurt ka marrë edhe fitoren e gjashtë në grupin H, duke e mundur 1:2 në udhëtim Lazion.

Për Lazion në këtë ndeshje për 75 minuta u paraqit edhe Valon Berisha.

Marketing
Exit mobile version