Ballina Aktuale Vihen në përdorim dy stacione për mbushjen e automjeteve elektrike në Komunën...

Vihen në përdorim dy stacione për mbushjen e automjeteve elektrike në Komunën e Çairit

Sot zyrtarisht u vunë në përdorim dy stacione për mbushjen e automjeteve elektrike në Komunën e Çairit. Në lansimin e stacioneve të mbushjeve elektrike morëm pjesë me menaxherin e EVN-së Roland Cigler, menaxheri e EVN-së Berkant Shen si dhe udhëheqësi i KEC Vasil Glavinov Aleksandar Trlin.

Marketing

Ky stacion është i dedikur për mbushjen e automjeteve elektrike dhe ka dy porta për mbushje të njëkohëshme me një fuqi totale prej 2×22 KW. Një veturë elektrike mbushet plotësisht rreth dy deri në tre ore, varësisht prej automjetit dhe mund të kaloj rreth 600km me atë mbushje.
Kartelat e mbushjes mund të merren pa pagesë në të gjitha pikat e EVN-së ose mund të aplikohet dhe online. Shfrytëzuesit e kartelave të EVN-së në fund të muajit marrin faturë për energjinë e shfrytëzuar. Mundësi tjetër pagese është edhe me kartela të bankës në vet stacionet e mbushjeve.
Sa i përket stacioneve të mbushjes të instaluara nga EVN, shumica e tyre ndodhen afër qendrave të qytetit. Gjithsej në Shkup janë 21 mbushës AC, gjegjësisht 35 mbushës AC dhe 1 mbushës BC në Shkup, gjegjësisht 4 mbushës BC në të gjithë teritorin e Maqedonisë së Veriut.  https://www.facebook.com/share/p/fhkzQBFPDh3wR3AQ/?mibextid=oFDknk

Marketing
Exit mobile version