Ballina Sport Vikendi që përcakton të ardhmen, Shaqiri mund të largohet nga Liverpooli para...

Vikendi që përcakton të ardhmen, Shaqiri mund të largohet nga Liverpooli para të hënës

Xherdan Shaqiri duket se po i shijon ditët e fundit si futbollist i Liverpoolit. Aventura e tij te kampionët e Anglisë është drejt përfundimit.

Marketing

Shaqiri mbrëmë nuk ishte as në bankën rezervë për ndeshjen me Arsenalin, transmeton Indeksonline.

Pas ndeshjes, Jurgen Kloppi, tregoj arsyet se pse nuk e përfshiu Shaqirin.

“Nuk dua të them asgjë në lidhje me këtë, ajo që mund ta them se ai nuk është i lënduar dhe nuk mungoi për arsye disiplinore, ai nuk bëri asgjë keq. Vetëm se është një kohë e vitit kur trajneri merr disa informacione dhe duhet të reagojë. Ne do ta shohim”, u shpreh Kloppi.

Të hënën mbaron afati kalimtar i transferimeve. Gjatë këtij vikendi mund të ketë lëvizje të Shaqirit.

Marketing
Exit mobile version