Kina ka vendosur në izolim një zonë me 56 milionë banorë ndërsa në rregjim të ashpër është qyteti i Wuhanit me 11 milionë banorë.
Një shtetase amerikane që jeton atje nuk ka mundur të largohet por ka publikuar pamjet nga rrugët dhe sheshet e Wuhanit ku askush nuk lëviz.
Të gjithë janë mbyllur nëpër banesa, dhe nuk kontaktojnë me askënd si masë për të mos u prekur nga virusi i përhapur në qytet.
Ndërkohë që për disa ditë në dyqane pati dyndje të njerëzve që merrnin ushqime për të qëndruar gjatë në izolim.
Fotot e realizuara prej saj, jane publikuar nga mediat britanike.