Ballina Lajme Rajon Virusi korona/ BE mbështet Ballkanin Perëndimor për pasojat ekonomike

Virusi korona/ BE mbështet Ballkanin Perëndimor për pasojat ekonomike

Kryeministri Rama njoftoi sot më herët zhvillimin e një mbledhjeje online me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor e thirrur nga kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, dhe me pjesëmarrjen e komisionerit për zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Marketing

Sipas kryeministrit Rama, temat kryesore të diskutimit ishin garantimi i aksesit të vendeve të rajonit tonë në tregun europian për importet mjekësore gjatë luftës me virusin, celja e negociatave në fund të marsit dhe plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave të koronavirusit mbi biznesin e mbi punonjësit e sektorit privat.

Në lidhje me këtë takim reagoi zyra e BE-së në Tiranë. Ambasadori Soreca shkroi në Tëitter se KE po shikon mundësinë e ridrejtimit të fondeve IPA për të ndihmuar vendet e rajonit.

“BE-ja është e gatshme të mbështesë BallkaninPerëndimor, përfshirë, në adresimin e shpërthimit COVID-19. Komisioni Europian po shikon gjithashtu mundësitë për të ridrejtuar fondet IPA. Një vendim pozitiv për hapjen e negociatave me Shqipërinë & Maqedoninë e Veriut do të ishte një sinjal i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor”, shkruan Soreca.

Një reagim ka patur edhe komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi i cili shkruan se po shihet mundësia për të bashkuar të gjitha nismat e Ballkanit Perëndimor.

Në video-konferencën e organizuar nga Sebastian Kurz me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor. Bashkimi Europian gati për të mbështetur rajonin në betejën me koronavirus dhe pasojat e saj. Ne po shohim si të bashkojmë nismat e Ballkanit Perëndimor me BE-në”, shkruan Varhelyi.

Marketing
Exit mobile version