Virusi korona,Filipçe inspektoi kontrollet në Aeroport

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka inspektuar sot punën e mjekëve të cilët bëjnë kontrollin e udhëtarëve që vijnë nga Stambolli dhe Dubai, si masw preventive kundwr virusit korona. Filipçe deklaroi se prej kur është shfaqur virusi Korona në vendin tonë nuk ka ardhur asnjë udhëtar nga Kina dhe nga rajoni Vuhan.

Marketing

Jemi siguruar nga disa anë. Kemi komunikim të përditshëm me drejtorinë për fluturime civile e cila ka link të drejtpërdrejtë me kompanitë e fluturimeve dhe na tregojnë nëse prej fluturimeve të dy destinacioneve mund të presim udhëtarë që vijnë nga Kina. Udhëtarë të tillë deri më tani në vendin tonë nuk kanë ardhur dhe as nuk ka nga ky udhëtim që arrin nga Dubai, por për çdo rast do të realizohet skriningu -tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Ministri Filipçe deklaroi se janë të përgatitur mase e kontrollit me kamera termale të mund tw zbatohet edhe në kalimet kufitare, nëse një rekomandim të tillë do ta jepte Organizata botërore e shëndetësisë. Ndërkohë numri i viktimave nga virusi Korona në Kinë ka arritur mbi 170 perona. Ndërsa virusi ka prekur mbi 7 700 persona, i cili tek njerëzit kryesisht është bartur nga kafshët, posaçërisht nga lakuriqët. Mediat ndërkombëtare njoftojnë se Kina ka ndarë rreth 4 miliardë dollarë për të luftuar virusin i cili ka filluar të përhapet edhe jashtë Kinës. Mediat lokale kineze raportojnë se autoritetet e Pekinit në qytetin Vuhan ku ndodhet epiqendra e Virusit, kanë dërguar rreth 44 aeroplan të ngarkuar me ndihmë dhe 4895 punonjës mjekësor.

Marketing