Ballina Aktuale Visar Ganiu: “Grupi i Zjarrit” është unik, po rritemi çdo ditë! (Video)

Visar Ganiu: “Grupi i Zjarrit” është unik, po rritemi çdo ditë! (Video)

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu që është pjesë e të pakënaqurve në BDI, thotë se “Grupi i Zjarrit” është unik dhe se mbështetja për këtë grup vazhdimisht po rritet. Në një intervistë për gazetën LAJM, Ganiu ka folur edhe për gjendjen në të cilën ndodhet BDI-ja pas përplasjeve të fundit, zgjedhjet partiake nëpër degë që do të zhvillohen më 2 korrik, si dhe për realizimin e programit për komunën e Çairit.

Marketing

“Grupi i Zjarrit” është unik. “Grupin e Zjarrit” nuk e lidh asnjë interes përveç asaj që them, ne duam BDI-në ta kthejmë ashtu siç ka qenë, çdo herë të ketë risi, të ketë fytyra të rej, por jo tjetërsim dhe BDI e cila do të lidhet vetëm me një fytyrë që në popullatë e ka popullatën më të vogël dhe të vijë në një pozitë që një njeri që nuk ka mbështetjen as në parti, as në popullatë ta mbajë peng Bashkimin Demokratik për Integrim”, tha Ganiu për gazetën LAJM.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë! https://m.facebook.com/watch/?v=1013661192862166&paipv=0&eav=AfasZZqw1Kz2HhJkdVh8_IfBR3rtbpXHxrjAflDAgjz8zbyIi1hMHDzz5GzliInzmss&wtsid=rdr_11VTqg64aXTOXdr20&ref=embed_video&_rdr

Exit mobile version