Vite pas ndarjes nga Brad Pitt, Angelina Jolie në një lidhje dashurie

Ajo dhe Dj i njohur siç duket janë çifti më i ri në showbizzin ndërkombëtar.

Këto thashetheme vijnë pasi Diplo publikoi një video në storien e tij dhe aty mund të shihej Jolien.

Tutje një burim anonim pretendon se Jolie dhe Diplo janë parë së fundmi në një takim në një aheng privat në Los Angeles.

Marketing

Po ashtu, mediat e huaja raportojnë se ajo ka njoftuar edhe fëmijët e saj me muzikantin dhe ata e kanë pranuar lidhjen e tyre.

Theksojmë se, shkurorëzimi i Angelina Jolie me Brad Pitt po vazhdon ende dhe sipas eksperteve thuhet se ndarja e tyre do të zgjat me vite për shkak të numrit të madh të parave që ata kanë investuar në ekipet ligjore.

Ndryshe, Jolie u pa së fundi në një dalje publike me vajzën dhe djalin e saj ndërsa Pitt së fundi ka marrë pjesë në ceremoninë Oscars duke luajtur rolin e prezantuesit në ndarjen e çmimeve.

Marketing