Ballina Lajme Kosovë Viti 1993, Adem Demaçi në Beograd: Kosova është e jona, ju jeni...

Viti 1993, Adem Demaçi në Beograd: Kosova është e jona, ju jeni okupator (VIDEO)

Veprimtari i shquar i çështjes kombëtare Adem Demaçi, është karakteriuzuar edhe për guximin që ka pasur ta shpreh atë çfarë e ka menduar edhe kur është përballur para armikut.

Marketing

Demaçi qysh në vitin 1993, e kishte paralajmëruar Serbinë se nëse vazhdon të shtyp shqiptarët e Kosovës, do të ketë gjakderdhje.

Në një intervistë në televizionin “Studio B” në Beograd, Demaçi apeloj që regjimi i Millosheviqit të heq dorë nga terrori dhe lufta që po ushtronte në Kosovë.

Me nderime të larta shtetërore është varrosur të shtunën në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë, veprimtari i njohur politik dhe aktivisti për të drejtat e njeriut, Adem Demaçi. Ai vdiq të enjten në Prishtinë në moshën 82-vjeçare.

Përfaqësuesit e institucioneve nga Kosova, Shqipëria, por edhe politikanë nga vende të tjera të rajonit, e kanë vlerësuar lartë punë dhe veprën e Demaçit.

Për më shumë shihni intervistën e plotë:

 

Marketing
Exit mobile version