Ballina Sport Viti i ri, Arsenali i vjetër – eliminohet nga FA Cup nga...

Viti i ri, Arsenali i vjetër – eliminohet nga FA Cup nga skuadra e ligës së dytë

Nottinhgam Forest ka bërë befasinë duke e eliminuar Arsenalin nga FA Cup, qysh në 1/32 e më të mirëve.

Marketing

Ndeshja ishte e dominuar nga “Topçinjtë”, por në fund Nottnhgam fitoi me rezultat minimal 1 – 0, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi, ngase asnjëra skuadër nuk i konkretizoi rastet që kishin.

Nottingham arriti të realizoi përmes Grabban që u asistua nga Yates (83′).

Ky gol ishte i mjaftueshëm për vendasit që të kualifikohen në fazën tjetër, ku do kenë përball Leicester Cityn.

Ndërsa, Arsenalit i mbetet të fokusohet vetëm në EFL Cup dhe në Premierligë, ngase gjithashtu nuk luajnë në Evropë.

Exit mobile version