Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj blerjes së veturave luksoze të Ramiz Merkos. ASh e quan klanin e Merkos “Trekëndëshi i Bermudes” dhe thonë se urimi i vitit të ri ishte me blerjen e makinave ‘BMW’ të vitit 2023, me kosto nga 130 – 150 mijë euro.
“Për të blerë një të tillë një punëtor me rrogë mesatare prej 400 euro, nevojitet që të punojë 27 deri në 33 vite. Prepotenca luksoze që djali i kryetarit u tregon qytetarëve të Strugës me makinë të re që kushton rreth 150 mijë euro, flet vetë se çfarë objektivash dhe prespektive i ka sjellur Strugës babai i tij. Për të njohur një pushtet se sa i degraduar është mjafton të shikosh se si jetojnë pinjollët, që pa bërë asnjë punë në jetën e tyre i krekosen qytetarit të thjeshtë se sa të pasur dhe të fortë janë ato: mjerim dhe degjenerim” – thonë nga Aleanca.
Nga ASh – Strugë bëjnë thirrje për ndërgjegjësim dhe të ndalin pasurimin e padrejtë të rreth 5 personave në kurriz të 50.000 qytetarëve struganë dhe në dëm të Strugës.