Viti i ri shkollor, MASH me tre skenare

Janë përgatitur tre skenarë për fillimin e vitit shkollor. Skenari i parë është hapja e tërësishme e shkollave në pajtim me protokollet shëndetësore. Për t’u realizuar ky skenar është e patjetërsueshme të ketë gjendje stabile epidemiologjike dhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse të japë dritë jeshile.

Marketing

“Të gjithë ne, edhe kryeministri, ministri i shëndetësisë dhe unë si ministre e arsimit dëshirojmë që viti shkollor të fillojë me prani fizike. Por, të gjithë presim që gjendja në periudhën e verës dhe fillimin e shtatorit të jetë e mirë, prandaj konsiderojmë se ky skenar do të jetë i zbatueshëm. Por, si Ministri e Arsimit që me përgjegjësi ta organizojmë tërë sistemin, përgatitëm edhe dy skenarë.”,- deklaroi ministrja e arsimit, Milla Carovska.

Një pjesë e nxënësve të shkojnë në shkollë nga klasa e parë deri në të katërtën, ndërsa të tjerët të mësojnë online dhe tu dorëzohen materialet për mësim, njëlloj si sivjet është skenari i dytë. Skenari i tretë është nëse gjendja me virusin korona nuk është aq kritike për mbyllje të tërësishme nxënësit të shpërndahen në grupe. Një javë njëra grup, javën tjetër grupi tjetër i nxënësve me rotacion.

“MASh së bashku me bashkësitë e vetëqeverisjeve lokale dhe Drejtorët do të jetë e përgatitur për 1 shatorin, por përsëris se të gjithë ne presim dhe dëshirojmë që 1 shatorin të fillojmë me të gjithë nxënësit në banka shkollore, në pajtueshmëri me protokollet shëndetësore dhe me rëndësi është mësimi të zhvillohet në klasë.”,- tha ministrja e arsimit, Milla Carovska.

Carovska më tej shton se prolongimi i dhënies së dëftesave shkollore deri në fund të vitit me 31 gusht është në kuadër të afateve ligjore. Dëftesat në kohë do t’i marrin nxënësit që duhet të regjistrohen në shkolla të mesme dhe në fakultete.

Marketing