Vizitat diplomatike në vijim, Osmani: Aktualizojmë procesin euro-integrues të vendit

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani nga dita e nesërme fillon turnin e ri diplomatik në Berlin, Kopenhagë dhe Stokhol ku do të takohet me homolog dhe zyrtarë evropianku do të diskutojë për dosjet evropiane të vendit para vendeve anëtare në BE, si: vendimi i vitit të kaluar për fillimin e bisedimeve dhe mundësitë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Marketing

“Janë paraparë takime me homologët e mi, ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Danimarkës dhe Suedisë. Hajko Mass, Jepe Kofod, Al Linde. Gjithashtu axhenda është e plotë dhe me takime tjera të rëndësishme. Në tavolinë është e ardhmja evropiane e vendit. Synimet janë të qarta. Krijimi i parakushteve për implementimin e vendimit të marsit të vitit të kaluar për fillimin e bisedimeve, miratimin e kornizës negociuese dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare”, u shpreh ministri Bujar Osmani.

Turni diplomatik i Osmanit vijon në periudhën e aktivitetit diplomatik të përforcuar, në kontekst të integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Por si duket data për fillimin e bisedimeve po pengohet edhe më tej nga fqiu lindor për shkak të pamundësisë së Bullgarisë për të formuar qeverinë e re pas zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën muajin e kaluar.

Marketing