Vizitoni Japoninë, 50.000 bileta falas

Kompania ajrore ‘’Japan Airlines’’ do të dhurojë 50 000 bileta kthyese për turistët e huaj që do të vizitojnë Japoninë në verën e vitit 2020.

Marketing

Kompania ajrore njoftoi se do të sigurohen 50 000 bileta për fluturime nga aeroporti ”Haneda” (Tokio) dhe aeroportet ”Kansai” dhe ”Itami” (Osaka) për turistët e huaj të cilët do të vizitojnë vendin mes 1 korrikut dhe 30 shtatorit, lajmëroi agjencia e lajmeve Kyodo.

Kompania, e organizuar në bashkëpunim me Agjencinë për Turizëm të Japonisë, ka për qëllim që të huajve të cilët do të vizitojnë vendin për të qenë të pranishëm në Lojërat Olimpike dhe Paralimpike në Tokio 2020, të ofrojë edhe destinacione të tjera