Vjehrra sulmon fizikisht nusen

Një rast dhunë në familje është regjistruar në qytetin e Gostivarit. Një 32 vjeçare nga Gostivari dje (1 shtator) ka raportuar në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë se në shtëpinë familjare pas një debati të mëparshëm është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj Sh.I.(65 vjeçare).

Marketing

Detaje të tjera lidhur me rastin nuk janë bërë të ditura.

“Rasti është dokumentuar dhe po punohet në zbardhjen e tij, kurse ndaj Sh.I. do të përgatitet parashtrim përkatës”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.