“Vjelja e mollës prespane 2019”, Selami: Prodhuesve të mollës ju dëshirojmë sezon të mirë

Me manifestimin tradicional “Vjelja e mollës prespane 2019”, filloj vjelja e sivjetme e mollave në rajonin e Resnjës.
Në këtë Manifestim ishin prezent Zv. Drejtori në Agjencionin për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural Abduselam Selami, Ministri i bujqësisë Trajan Dimkovski, sekretari shtetëror Nefrus Çeliku dhe Drejtori i Agjencisë për pagesë Nikolla Babovski.

Marketing

“Bashkë me Ministrin e bujqësisë z.Trajan Dimkovski , sekretarin shtetëror z.Nefrus Çeliku dhe Drejtorin e Agjencisë për pagesë z.Nikolla Babovski hapëm sezonin e ri të vjeljes së mollave.

Prodhuesve të mollës ju dëshiruam sezon të mirë si dhe garantuam përkrahje që ofron Ministria e bujqësisë dhe Agjencia për përkrahje finansiare në bujqësi dhe zhvillim rural.”, ka shkruar në facebook Zv. Drejtori në Agjencionin për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural Abduselam Selami.

Marketing