Ballina Lajme Kosovë Vjen reagimi i Kurtit për krimin makabër në Deçan

Vjen reagimi i Kurtit për krimin makabër në Deçan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Deçan, ku mbetën të vrarë tre persona si shkak i një sulmi me armë zjarri ndaj një autobusi në Gllogjan.

Marketing

Kurti, me anë të një postimi në llogarinë zyrtare në ‘Facebook’ ai ka kërkuar që të zbardhet rasti sa më shpejt, shkruan lajmi.net.

“Sonte u tronditëm nga lajmi për sulmin me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan të Deçanit. Sipas Policisë së Kosovës nga ky sulm kanë mbetur të vrarë tre qytetarë të vendit tonë, prej të cilëve dy nxënës”, ka shkruar Kurti.

“Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, shokëve e shoqeve, që humbën më të dashurit në këtë sulm. Të plagosurit i dëshirojmë shërim të shpejtë”, ka thënë tutje ai.

“Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë, e për të mundësuar drejtësi”.

Exit mobile version