Vjena është në kërkim të 21 mijë punëtorëve të rinj, nën moton “Ne punojmë në Vjenë”.

Sipas mediumit austriak “Die Presse”, deri më 2030 Vjena ka nevojë për punëtorë në profesionet teknike, si në fushën e mbrojtjes së klimës, burimeve të rinovueshme të energjisë, në punë sociale dhe në fushën e arsimit.

Marketing

“Përshkrimet e vendeve të punës në administratën e qytetit të Vjenës janë ndryshe po aq sa qyteti ynë – nga puna në natyrë në shumë fusha sociale, teknike dhe digjitale, ne ofrojmë vende pune klasike dhe inovative. Mundësitë për avancim janë të shkëlqyera, kushtet janë të jashtëzakonshme”, citohet të ketë deklaruar kryebashkiaku i Vjenës, Michael Ludwig.

Përveç tjerash, Vjena është në kërkim të punëtorëve në fushën e shëndetësisë, pedagogjisë, IT-së, infrastrukturës dhe sigurisë.