VLEN: Dëshmia e Angellovit e demaskon patriotizmin d rrejshëm të BDI-së dhe LSDM-së

Si bombë shpërtheu dëshmia e djeshme e Stojançe Angellovit, i cili
drejtpërdrejt theksoi se Ali Ahmeti personalisht kishte shprehur
gatishmërinë për të pranuar miratimin vetëm të Ligjit për branitellat,
derisa ishte në koalicion qeveritar me LSDM-në.

Marketing

E qartë është se Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim (BDI) dhe LSDM-ja
e delegjitimuar, të cilat dëshpërimisht përpiqen të shpëtojnë lëkurën e
tyre nga përgjegjësia penale, nuk zgjedhin mjete në manipulimet e tyre.
Gjatë shtatë viteve të qeverisjes së tyre, qytetarët ishin dëshmitarë të
korrupsionit masiv, dhe në vend që ta pranojnë debaklin e tyre dhe të
vënë gishtin në kokë, ata përpiqen ta mashtrojnë opinionin me propozimin
për “ligjin e branitellave”.
LSDM-ja e deligjitimuar, e cila dikur angazhohej për konceptin “Një
shoqëri për të gjithë”, tani përpiqet të fitojë pikë të ulëta politike
në kurriz të shqiptarëve. Strategjia e tyre e manipulimit dhe populizmit
i çon ata në një pikë parrugëdalje, ku qytetarët, pavarësisht
nacionalitetit të tyre, do ta shkulin përgjithmonë nga harta politike.
Por VLEN ka një mesazh të qartë edhe për BDI-në: kur bëhesh “Ali Ahmeti
i Soravisë”, përfundon më “Ali Ahmeti i UÇK-së”
Publikisht i bëjmë thirrje “Ali Ahmetit të Soravijës”: A është e vërtetë
dëshmia e Stojançe Angellovit se para të gjithë partnerëve të atëhershëm
të koalicionit ke pranuar të mbyllësh sytë për të lejuar kalimin e
ligjit të branitellave, duke u përpjekur të shpëtosh koalicionin dhe
Qeverinë e Dimitar Kovaçevskit?
Ligji i branitellave është përpjekje e qartë e shokëve të ngushtë që
janë në hall të madh, BDI dhe LSDM, për të shpërqendruar vëmendjen nga
korrupsioni dhe skandalet që i ndiqnin politikat e tyre. Koalicioni VLEN
është i vendosur të luftojë për transparencë, përgjegjësi dhe interesat
e vërteta të qytetarëve. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë fuqishëm kundër
politikave manipuluese, duke siguruar një të ardhme më të ndritur për të
gjithë qytetarët.

Marketing