VLEN: Distancimi Blerimit nuk e arsyeton heshtjen e Aliut

Blerim Bexhetit po i dalin të bëmat në mejdan! Ka filluar ta kap
sikleti, dhe tani po kërkon të mbulojë atë që nuk mund ta mbulojë dot me
justifikime të vakëta dhe alibi. Po mundohet të distancohet, por të
vërtetat e tij po dalin në shesh! Qytetarët shqiptarë presin që BDI-ja
të përgjigjet, jo me alibi, por me fakte! Ky distancim i Bexhetit është
një teatër i dështuar, një justifikim për të mbuluar një histori të
turpshme që lidhet me kthimin e Nikolla Gruevskit.
Ali mos hesht, dil dhe tregoju qytetarëve se cilat ishin shkaqet që të
nxitën që ti të angazhohesh me gjithë qenien tënde, e me gjithë skuadrën
e lodhur që e udhëheq vetëm që ta kthesh mikun tënd Gruevskin në Shkup.
Kujtojmë edhe deklartën publike të ish presidentit Pendarovski se disa
eksponent politikë e kanë konsultuar për amnistimin e mundshëm të
Gruevskit. Ndërkaq përgjigjen se kush janë këta eksponent, mund ta jep
vetëm Ali Ahmeti.
VLEN vazhdon të pyes akoma publikisht BDI-në dhe Ali Ahmetin: Pse gjithë
kjo nostalgji për Gruevskin? Çfarë ju bashkon?

Marketing

Shqiptarët i besuan Alisë, ky e keqpërdori këtë besim prandaj edhe u
ndëshkua. Por, ky ndëshkim nuk duhet të kalojë vetëm me faktin se është
në opozitë. Derisa akoma bredhë në diasporë e në vend ia ka për borxh
shqiptarëve një përgjigje të shkurt e të qartë, çfarë përfitonin
shqiptarët në rast se kthehej Gruevski në vend?
Ali, mos hezito as mos u frikëso sepse nuk ke çfarë të humbësh më shumë!