VLEN: Dorëheqja e Dautit pranim i dobësisë dhe tregues i papërgjegjësisë

Dorëheqjen e Ilire Dautit nga funksioni kryetare e komisionit kuvendor për politikë sociale, nga koalicioni VLEN e quajnë pranim të dobësisë- tha  Imërlije Saliu – VLEN

Marketing

” Sot, Ilire Dauti, e njohur në klubin e saj si zonjë e hekurt i doli ndryshku së bashku me të gjithë Frontin Evropian duke pranuar dorëheqjen ata u penduan se ndihmuan bllokimin e Ligjit për branitellat. Edhe pse barrën kryesore për këtë bllokadë e mbajti i pari i Kuvendit, Afrim Gashi, duke marrë edhe padi penale nga e Majta për vendosmërinë e treguar në bllokimin e këtij ligji të përgjysmuar të propozuar nga partneri opozitar i BDI-së, LSDM-ja e copëtuar.Ata vendosën ta lënë vet VLEN-in dhe Afrim Gashin në këtë betejë. Por, kjo nuk prish fare punë sepse ashtu siç e kemi filluar veçmas këtë betejë ngjashëm do ta vazhdojmë. U doli ngjyra sërish dëshmuan patriotizëm të rrejshëm derisa krijonin zhurmë pa përmbajtje kinse në bllokim të këtij ligji, brenda natës Dautin e shpallnin heroinë e sot gjatë ditës kjo heroinë humbi pa lënë shenja.
Derisa, si qyqarë vajtonin në Kuvend ndaj interpelance që nuk e shkarkonte Ilire Dautin, këta të fundit nën direktivat e partisë non
grata dhanë dorëheqje. Pasi populli i hoqi nga pushteti tani alternativë e vetme e funksionimit ju ka ngelë dorëheqja. Dorëheqja e Dautit nuk e ndalon kauzën tonë, vetëm se e demaskon atë
personalisht dhe subjektin e saj që i qëndron pas BDI non grata. Të nderuar,
E jona është të informojmë publikun e gjerë që ne si grup parlamentar i VLEN votuam kundër interpelancës për Ilire Dautin, kjo e fundit u vet
shkarkua për tu viktimizuar sepse vetëm këtë rol dinë ta luajnë më së miri. Viktimizimi nuk i shpëton dot nga pendimi që tentuan ta ndihmojnë
bllokimin e Ligjit të branitellave. Ajo bërtet në Kuvend bajuni, derisa u vet largua. Ilire kur nuk je e aftë e nuk ke potencial me udhëheq me
Komisionin në fjalë është mirë që dorëheqja nga Komisioni të vazhdojë edhe me dorëheqje nga Kuvendi. Shqiptarëve nuk u duhen deputetët që nuk kanë guxim e mjet shpëtimi e kanë dorëheqjen. Mbase, në BDI apo Reçicë të Vogël ky veprim i yti do të shpërblehet sepse i përshtatet pikërisht politikave të kësaj partie non grata. Frikacakë, të papërgjegjshëm, gënjeshtarë, viktima fallco e të pa
turpshëm. Derisa ju vet shkarkoheni do t’ia lehtësoni popullit punën në zgjedhjet
e ardhshme që tu çrrënjos tërësisht nga skena publike! VLEN do të vazhdojë me dinjitet, përgjegjësi e profesionalizëm në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve.