VLEN: Fronti Europian po shembet nga gënjeshtrat e Ahmetit

Koalicioni VLEN i është përgjigjur deklaratave të djeshme të Ali Ahmetit, i cili kërkoi që të bëhet veting dhe të hetohet pasuria e zyrtarëve shtetëror. Nga VLEN thonë se “të gjitha ata që i tha Ahmeti, ia shembin zyrtarët e tij”.

Marketing

“Kur BDI dhe satelitët e saj flasin për folklorizëm dhe patriotizëm të rrejshëm, gjithmonë është e vërteta ajo që i godet në fytyrë. Dhe e vërteta është një! Ramiz Merko, nga listat e zeza amerikane si mik dhe veteran i klikës së BDI-së, ia kujton Ali Ahmetit dhe Zijadin Selës se korrupsioni ishte shtylla e qeverisjes së tyre 22-vjeçare”.

“Kur Ahmeti flet për vetingun, ia kujtojmë se kuadri i tij shumëvjeçar, Ixhet Memeti, është pikërisht ai që i bëri veting partisë së tij përmes marrëveshjes me prokurorinë abaziane. Kur flet për gjuhën shqipe, ia kujtojmë se “pacienti” i tij, Bujar Osmani, dërgoi tre nenet në Komisionin e Venecias për të kontestuar gjuhën”.

“Kur flet për takat, ia kujtojmë nënshtirmin që e kishte ndaj Mijallkovit dhe Gruevskit, njëri i liruar nga përgjegjësia, ndërsa tjetri u la i lirë të arratiset.
Për ekonominë, ia kujtojmë “Las Vegasin” që Artan Grubi dhe Përparim Bajrami e krijuan në vendbanimet tona”, thonë nga VLEN.

Ndërsa shtojnë se ata në 100 ditët e para të qeverisjes kanë rritur pensionet, kanë sjellë investime të huaja, do të investojnë 34.5 milionë euro në ndërtimin e kampusit të Universitetit “Nënë Tereza” dhe kanë siguruar 100 milionë euro për komunat.

“Këto janë vepra reale që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë. Nëpërmjet kuadrit të saj, VLEN solli freski, shpresë, etikë pune, ndershmëri dhe përkushtim ndaj asaj që u premtua. Me një vullnet të palëkundur, hodhëm themelet e një epoke të re, ku qytetarët janë të parët dhe pritshmëritë e tyre përmbushen me vepra, jo vetëm me fjalë. Ne ecim përpara, së bashku me ju, qytetarët, si kapitali ynë më i madh. Në fund, ia kujtojmë Ali Ahmetit se VLEN-i i fitoi zgjedhjet me 107 mijë vota shqiptare”, thonë nga VLEN.

Marketing