VLEN: Interpelanca për kryetarin e Kuvendit është një eksperiment anti-NATO!

Si në çdo eksperiment politik, ashtu në interpelacën për kryetarin e Kuvendit,
Afrim Gashi, ka elemente të nevojshme eksperimenti. Kërkohet një motiv, siç ishte
incidenti në aeroport. Më pas, krijohet në mënyrë të koordinuar një histeri në
public, e më vonë në mënyrë pompëzuesë kërkohet përgjegjësi politike. Ndërtohet
një konstrukt rreth sigurisë së Kryetarit të Kuvendit.
LEVICA është parashtrues i interpelancës, LSDM-ja e mbështet, ndërsa BDI-ja
kërkon alibi për të hyrë hapur në këtë grup dhe për të kaluar nga roli i përkrahësit
të heshtur në atë të koordinatorit politik.
Cili është qëllimi?
Qëllimi sigurisht që nuk është mbrojtja e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën
ose e Marrëveshjes së Ohrit. Qëllimi është të shkaktohet një tërmet politik. Pse?
Për të testuar shumicën qeveritare dhe për të parë nëse opozita mund të gjejë një
interes të përbashkët për të vepruar së bashku.
Deputetët e VLEN-it janë të gatshëm të mbrojnë nderin e popullit shqiptar,
partneritetin strategjik me SHBA-të dhe vlerat e BE-së. Dilema kryesore është nëse
BDI-ja është aq e frikësuar nga ajo që vjen, saqë është e gatshme të koordinohet
edhe me LEVICËN vetëm që të mos flitet për krimin e ish-funksionarëve të saj.
Koha për të vërtetën po vjen!

Marketing
Marketing