VLEN: Investim historik prej 34.5 milion euro për Universitetin “NËNË TEREZË” – dëshmi e angazhimit të koalicionit VLEN ndaj arsimit

Një epokë e re në arsimin e vendit tonë po hapet me një investim
historik prej 34.5 milionë eurosh për ndërtimin e kampusit të
Universitetit “Nënë Tereza”. Ky vendim, i përkrahur fuqimisht nga e
gjithë Qeveria, shënon një pikë kthese të rëndësishme për të rinjtë dhe
për të ardhmen e shqiptarëve.
Koalicioni VLEN nuk flet fjalë boshe sikur parardhësit tanë, të cilët,
përveç se me gënjeshtra dhe vjedhje, e lanë rininë tonë pa perspektivë.
Ky projekt nuk është thjesht një ndërtesë e re, ai është një monument i
përkushtimit tonë ndaj arsimit dhe zhvillimit të brezave të ardhshëm.
Breza të tërë kanë ëndërruar për një qendër të tillë edukative që do të
pasurojë jo vetëm dijen, por edhe shpirtin e një kombi të tërë. Tani,
ajo ëndërr po bëhet realitet, duke krijuar një vatër të dijes dhe
inovacionit për brezat e që do të vijnë.
Ky investim, i inicuar nga VLEN, është një dëshmi e fortë e angazhimit
tonë për të siguruar që rinia jonë të ketë mundësitë më të mira për
arsim dhe zhvillim. Ne jemi të bindur se ky kampus do të bëhet qendra
kryesore e zhvillimit intelektual dhe inovacioneve, duke krijuar kushte
optimale për kërkime shkencore dhe përgatitje akademike të nivelit më të
lartë.
Koalicioni VLEN do të vazhdojë të punojë me përkushtim për të sjellë
projekte që pasurojnë arsimin dhe forcojnë themelet e një të ardhmeje të
suksesshme për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ky investim i rëndësishëm është vetëm një nga hapat që po ndërmarrim
drejt realizimit të këtij vizioni madhor.
KALOJMË NË VEPRIM

Marketing
Marketing