VLEN: Ligji për përfaqësim të drejtë do të eliminojë abuzimet partiake në administratë!

Koalicioni VLEN, si forca e re dhe shpresa e shqiptarëve në Maqedoninë e
Veriut, shpall me vendosmëri fundin e një epoke të gjatë abuzimi dhe
manipulimi politik, të cilën për 22 vjet BDI e ka përdorur për të
ruajtur pushtetin. Kjo parti, përmes mashtrimeve dhe propagandës, ka
krijuar një sistem të deformuar që ka dëmtuar interesat e shqiptarëve
dhe ka penguar përparimin e tyre. Është koha për ndryshime rrënjësore,
për drejtësi dhe përfaqësim të drejtë.
BDI, me një histori të gjatë abuzimesh, ka keqpërdorur institucionet
shtetërore për të manipuluar qytetarët shqiptarë. Duke i trajtuar
shqiptarët si “vota” dhe jo si qytetarë që meritojnë dinjitet dhe
mundësi të barabarta, kjo parti ka penguar zhvillimin profesional të
shqiptarëve në administratën publike.
Për më tepër, shumë shqiptarë janë lënë në pozita pa status të definuar
pune, pavarësisht premtimeve të bëra gjatë viteve. Këto politika kanë
çuar në humbjen e shpresës dhe migrimin masiv të të rinjve tanë.
Koalicioni VLEN në vend të “balancuesit” do të sjelljë një Ligji të
ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i cili do të garantojë barazi
të plotë dhe përfaqësim të drejtë për të gjitha komunitetet etnike.
Koalicioni VLEN mbetet i përkushtuar për të siguruar që të drejtat e
shqiptarëve dhe të gjitha bashkësive tjera etnike të jenë të garantuara,
duke ofruar një qeverisje që bazohet në meritokraci dhe drejtësi. Fundi
i politikave abuzive është i pashmangshëm, dhe ne jemi të gatshëm të
ndërtojmë një sistem të ri, ku qytetarët do të kenë dinjitet dhe shpresë
për të ardhmen.

Marketing