Ballina Aktuale VLEN: Një takim miqësor me ministrin e Jashtëm Turk, Hakan Fidan

VLEN: Një takim miqësor me ministrin e Jashtëm Turk, Hakan Fidan

Një delegacion i lartë i koalicionit VLEN, në përbërje Izet Mexhiti – kryetar i Lëvizjes Demokratike dhe zëvendëskryeministër i parë, Bilall Kasami – kryetar i Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi – kryetar i Alternativës dhe Halil Snopçe – koordinator i grupit parlamentar i koalicionit VLEN dhe përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët, e takuan ministrin e Jashtëm të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Me këtë rast, përfaqësuesit e koalicionit VLEN e njoftuan ministrin Fidan për rrjedhat e përgjithshme politike në vend, rolin kontnstruktiv që e kanë ministrat e VLEN-it në këtë qeveri, si dhe për relacionet që i ka koalicioni VLEN me turqit në Maqedoninë e Veriut. Përkitazi me këtë, drejtuesit e VLEN-it theksuan se pavarësisht se në cilin kamp janë partitë turke në Maqedoni, koalicioni VLEN është edhe përfaqësues i inetresave turke në vendin tonë.

Ministri Fidan, nga ana e tij, e uroi koalicionin VLEN për përfaqësimin në pushtetin ekzekutiv dhe për kontributin politik që e japin për demokracinë dhe jetën pluraliste në vendin tonë.

Marketing
Exit mobile version