Ballina Lajme Maqedoni VLEN pyet BDI-në: A do bojkotoni raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale...

VLEN pyet BDI-në: A do bojkotoni raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale për të shkaktuar krizë politike?

Krerët e VLEN-it, në konferencë për media, akuzuan BDI-në se qëllimin e vetëm tani e kanë shkaktimin e krizës politike për, siç thanë ata, t’i shpëtojnë të korruptuarit në radhët e tyre duke u munduar që qeveria teknike të zgjasë më shumë se 100 ditë përcjell SHENJA.
“Qëllimet e Ali Ahmetit ishin të qarta dhe VLEN e paralajmëroi opinionin që në momentin kur me kandidimin e Bujar Osmanit, BDI me paramendim e pamundësoi që Arben Taravari të hynte në raundin e dytë. Prandaj sot publikisht pyesim Ali Ahmetin: A është e vërtetë se ju u keni dhënë urdhër organizatave komunale që të organizojnë bojkot të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale edhe pse jeni takuar me Stevo Pendarovskin dhe I keni premtuar mbështetjen”, tha Izet Mexhiti, nga VLEN.
Mexhiti pyeti nëse këtë BDI e bën për të penguar formimin e shumicë së re, e cila në afat prej gjashtë muajve sipas tij, do t’i bëjë ndryshimet kushtetuese.

Marketing
Exit mobile version