VLEN: Sela dhe Ahmeti kanë abuzuar me fatet e njerëzore për qëllime partiake!       

Të kritikosh për punësim të shqiptarëve në institucione shtetërore, duhet të kesh faqe! Kur dikush ka patur 22 vite mejdan të punësojë
shqiptarë në shëndetësinë publike, dhe kur këtë, me vetëdije dhe me paramendim nuk e ka bërë, me qëllim të manipulimit parazgjedhor me votat
e të afërmive të tyre, kjo është keqpërdorim i rëndë i fateve njerëzore për qëllime partiake.
Siç njoftuam paraprakisht, Ministri për shëndetësi e verifikon gjendjen faktike të të gjitha klinikave në lidhje me numrin e personave pa status të definuar punësimi, e të trashëguar nga Qeveria e kaluar. Mbi bazë të analizave për tipin e kuadrove të angazhuar vite me radhë me kontratë në vepër, do të ketë zgjidhje afatgjate. Akuzat e sotme janë edhe një nga përpjekjet që grackat e lëna nga Fronti
Evropian, të përdoren për të krijuar tensione ndëretnike për arritjen e qëllimit , që shqiptarët të bëhen mburrojë për krimet e ish funksionarëve të Selës dhe Ahmetit.
Qeveria në seancë ka vendosur të rishikojë të gjitha vendet e lira të punës para zgjedhjeve, pasi së shpejti do të merr një vendim të ri që do
të hapë një proces të ekipimit të stafit të shëndetit publik. Ne jemi garanci që asnjë shqiptar që i plotëson kushtet për vendim për kohë të
pacaktuar, nuk do të diskriminohet për arsye ideologjike dhe politike.

Marketing
Marketing